Ngrënia e peshkut forcon fuqinë e trurit. Fëmijët që hanë peshk më shpesh, kanë nivel më të lartë të inteligjencës në krahasim me ata që s’hanë, thuhet në një studim të ri.
Fëmijët mes moshës 9 dhe 11 vjeçare që hanë peshk një herë në javë, kanë shënuar pesë pikë më shumë në testin e inteligjencës, sipas studimit të publikuar në “Scientific Reports”, transmeton Albinfo.ch
Hulumtuesit e Universitetit të Pensilvanisë morën për bazë të dhënat nga 541 fëmijë në Kinë, se sa shpesh hanë ata peshk duke i ranguar nga “kurrë” në “së paku një herë në javë”.
Fëmijët më pas bënë testin e inteligjencës. Në total, shkencëtarët gjetën se fëmijët që kishin ngrënë peshk më rregullisht kishin shënuar 4.8 pikë më shumë në testin e inteligjencës.
Prindërit e fëmijëve po ashtu u pyetën lidhur me gjumin e tyre dhe ata që kishin ngrënë më shumë peshk, sipas hulumtimit, kishin gjumë më të rehatshëm.