Policia kantonale e Aargaut e ka ndaluar një shofer 27 vjeçar, i cili përkundër faktit se para sa kohësh i ishte marrë patentshoferi, kishte dalë sërish me automjet në autostradë dhe madje në gjendje të dehur. Pasi që e kishte të ndaluar të ngiste makinë, ky i ri kosovar e kishte marrë atë nga e shoqja.
Policët e komunikacionit e kishin ndaluar ngasësin për shkak të shpejtësisë së madhe që po e zhvillonte në autostradë. Por ata ishin besuar kur e kishin parë se kosovari ishte edhe i dehur dhe pa patentshoferi.
Dhe jo vetëm kaq. Ai, përveç që voziste pa leje, i dehur me rreth 1.5 promila dhe me shpejtësi të tejkaluar, ai edhe ishte paraqitur me emër të rrejshëm, pra në emrin e vëllait, siç e kishte pranuar më vonë para policisë.
Ai kishte gënjyer, duke shpresuar se nuk do ta pikasin se është person me ndalesë vozitjeje.
Policët e kishin identifikuar vetëm pasi ia kishin marrë gjurmëte gishtërinjve.
Prokuroria Brug-Zurzach ka nisur procedurën e hetimeve ndaj tij.