Floriana Garo është moderatorja e njohur shqiptare që la Shqipërinë për të krijuar një jetë të re në Zvicër. Ajo është martuar dhe është bërë nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, transmeton albinfo.ch.
Programi për të cilin ajo u angazhua për një kohë të gjatë në Tv Klan, ishte i fundit program televiziv i Floriana Garos në ekran.
Prej disa ditësh, emri i moderatores bukuroshe është lakuar si një prej profileve që do të zënë ekranin gjatë muajit të fushatës elektorale dhe lajmin e ka konfirmuar sot edhe vetë Floriana. Duke nisur që sot, Floriana Garo do të jetë zëdhënëse e fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Në një foto të parë me logon e PD-së pas saj, moderatorja shkruan.
“Krenare të jem zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike! Faleminderit për mbështetjen”.
Të gjithë fansat i kanë shprehur urimet dhe përgëzimet Florianës për këtë angazhim të ri. Buzëqeshja e ëmbël e saj, që do të shoqërojë deklaratat publike, do të zbutë, me siguri, tonet e ashpra të politikës.