Sipas të gjitha gjasave, rritja e çmimit të vinjetës në 100 franga zvicerane do të hyjë në fuqi nga viti 2015. Parashihet po ashtu edhe futja e vinjetave me kohëzgjatje prej dy muajsh, me një çmim prej 40 frangave zvicerane.
Këto lajme i ka bërë me dije këshilltarja federale, Doris Leuthard, gjatë konferencës së saj për media.
Rritja e çmimit të vinjetës së autostradave do të shërbente për financimin e kostosë së menagjimit, shfrytëzimit si dhe mirëmbajtjes së rrugëve.
Vinjeta e autostradës është vjetore dhe ka hyrë në fuqi që nga viti 1985. Në vitin 1995 ajo ka pësuar rritje të çmimit, duke kaluar nga 30 në 40 franga zvicerane për vit.