Nga dita e sotme, Wizz Air fillon me fluturime Basel – Prishtinë – Basel, tre herë në javë, kanë njoftuar zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës.
“Çdo të marte, enjte e të shtunë në shërbim tuajin me Airbus 320: Nisja nga Baseli në 16:00 e arritja në Prishtinë në 18:10. Nisja nga Prishtina në 18:40 e arritja në Basel në 20:55”, bëhet e ditur në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Ky do të jetë një lajm i mirë për bashkatdhetarët e shumtë që jetojnë në Zvicër, derisa pritet të shtohet edhe numri i udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës.
Çmimet e biletave nuk janë bërë të ditura.