Nxënësit tashmë mund të marrin frymë lirisht: Prej sot (15 qershor) nxënësit mund të shkojnë në klasat e mësimit pa maska. Nxënësit maskat do t’i bartin jashtë bankave shkollore, aty ku është e përcaktuar sipas rregullave të Qeverisë austriake ndaj Covid-19, shkruan kurier.at, përcjell albinfo.at.
Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme dje raportuan për 112 raste të regjistruara të koronavirusit brenda 24 orëve të fundit dhe gjashtë raste me humbje të jetës. Kjo është shifra më e ulët që nga gushti i vitit të kaluar. Në atë kohë, më 10 gusht, kishte 73 infeksione të reja në vend.
Deri më tash 10,662 njerëz kanë vdekur si rezultat i koronavirusit. Ndërkohë aktualisht 307 persona në trajtim spitalor për shkak të koronavirusit, 99 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.