Ashtu siç edhe e kishim paralajmëruar më herët, nga sot birra e Pejës gjendet në rajonet e shitoreve të «Coop»-it në Zvicër, ose një ndërë zinxhirët konsumues më të rëndësishëm në vend.
Për fillim, birra e Pejës do të gjendet në 460 filiale të « Coop»-it, nga gjithsej 1400 që ka ajo në tërë Zvicrën. Për fillim, birra e Pejës do të gjendet afër simotrave të saj nga Ballkani.
Për vendosjen e këtij produkti në një varg shitoresh prestigjioze zvicerane, Rexhep Berisha, importues i saj, ndihet krenar, sepse kjo natyrisht që është me interes ekonomik, por edhe simbolik, ngase edhe ai vetë është me prejardhje nga Peja.
Importimi i birrës së Pejës shënon një hap serioz dhe konkret drejt kontributit të aktorëve ekonomikë të diasporës për zhvillimin e Kosovës. Në fakt, rritja e eksportimit të produkteve kosovare në Zvicër dhe Perëndim ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të punës në Kosovë.
Lexoni po ashtu:
Nga marsi, birra e Pejës në shitoret e Coop-it në Zvicër