Nga sot, biletat për trenat jashtë Zvicrës do të mund të blihen drejtpërdrejt në aplikacionin e kompanisë hekurudhore kombëtare të Zvicrës, SBB.
Aktualisht, procesi kërkon manovra të ndryshme por do të thjeshtohet nga 1 nëntori.
“SBB po i përgjigjet kështu një nevoje të përsëritur dhe ofron një kanal shtesë shitjesh për rezervimin e udhëtimeve ndërkombëtare me tren,” tha kompania.
Fillimisht, aplikacioni do të ofrojë bileta për vendet fqinje, si dhe për në Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Londër, Bratislavë dhe Barcelonë.
LEXO GJITHASHTU: Udhëtarët në Zvicër do të jenë në gjendje të blejnë bileta treni ndërkombëtar përmes aplikacionit SBB.