Me anë të një njoftimi është thënë se Unioni i Bizneseve shqiptaro- gjermane ka realizuar me sukses memorandumin e nënshkruar me 4 Maj të këtij viti, me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe me GIZ, për shkollimin profesional të të rinjëve nga Kosova në Gjermani.
“Tani , pas përfundimit të procedurës me viza, të rinjët nga Kosova që nga shtatori do të fillojnë shkollimin profesional 3 vjeçar, në firmat anëtare të Unionit të Bizneseve Shqiptare” thuhet në njoftimin e tyre.
Uninoni ka falënderuar partnerët e këtij memorandumi si dhe administratoren e UB-së, Kenada Avdiu për korektësinë dhe përkushtimin në realizimin e projektit.