Është bërë e ditur se trupat e 11 ukrainasve që vdiqën nga rrëzimi avioni janë riatdhesuar, pasi Irani bëri me dije se nuk do t’ua dorëzojë autoriteteve ukrainase kutitë e zeza.
176 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit në bordin e fluturimit nga Irani në Kiev kanë humbur jetën më 8 janar, dhe shumica e tyre ishin shtetas iranianë dhe kanadezë.
Dje Irani dha një njoftim se do të dërgonte kutitë e zeza të aeroplanit në Ukrainë, por të dielën kjo u mohua.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, kutitë e zeza janë duke u ekzaminuar në Iran dhe nuk është marrë asnjë vendim për dërgimin e tyre në Ukrainë.
Hassan Rezaifar, drejtor përgjegjës për hetimet e aksidenteve në Organizatën e Aviacionit Civil iranian tha për IRNA, se kutitë e zeza nuk do të dërgohen në asnjë vend tjetër edhe pse si opsion ishin Franca dhe Ukraina, përcjell albinfo.ch.