Që nga nesër në Kosovë liria e lëvizjes do të ndryshojë, kjo u vendos nga Qeveria e Kosovës, me qëllim që të lirohet ekonomia në hapat e parë.
Liria e lëvizjes nga e hëna është e ndarë në faza.
Faza 1: 4 maj deri 18 maj
Ndërtimtaria dhe patundshmëria
Tregtia e automjeteve, pjesërisht
Tregtia me pakicës, pjesërisht
Riparimi i artikujve personal dhe i orendive
Zyrat e konsulencës (me lista të stafit esencial).
Faza 2: 18 maj – 2 qershor
Tregtia me pakicë
Dentistët dhe fizioterapeutët
Floktarët dhe sallonet e ondulimit
Tregu i gjelbër
Gastronomia (merr me vete)
Transporti hekurudhor
Transporti urban dhe ndërurban
Qendrat e thirrjeve (me lista të stafit esencial)
Faza 3: 2 qershor – deri në vendimin e radhës
Taksitë
Gastronomia
Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë
Hapja e kinemave
Hapja e teatrove
Hapja selektive e aktiviteteve sportive
Listën e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU