Një kosovar që jeton në Londër erdhi në Prishtinë me biçikletë. Atij iu deshën 33 ditë që të arrijë këtu.
Gjithë këtë rrugëtim, Labinot Sherifi thotë se e bëri me një qëllim, shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ‘Klan Kosova’.
26-vjeçari është nisur me biçikletë më 23 qershor dhe arriti pas 33 ditësh, përcjell albinfo.ch.
Vendtakimi i Labinotit, pas më shumë se 30 ditësh, me familjarë e miq ishte Newborn-i, të cilët të entuziazmuar kishin dalë ta prisnin.
Labinotit udhëtimi i kushtoi rreth 2 mijë euro, derisa mbështetje financiare kishte vetëm nga familjarët.