22 persona kanë vdekur në aksidente të trafikut në rajonin e Prishtinës vetëm këtë vit, njofton policia e Kosovës.
Policia njofton se sot në mesditë ka ndërruar jetë personi me iniciale S.P rreth 30 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv në QKUK.
“Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 22 gusht në magjistralen Prishtinë – Podujevë në fshatin Sibovc të Podujevës. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftim.
Policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikohet në uljen e numrit të aksidenteve.