Autoritetet gjermane me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë kanë ekstraduar në Kosovë të dyshuarën M.P. (35) për vrasjen e A.K. (38) më 2 shtator 2918, në periferi të Ferizajt.
Pas përfundimit të procedurave në hetuesi dhe prokurori, e njëjta është dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, nga e cila të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, përcjell albinfo.ch.
Ekstradimi i të dyshuarës nga autoritetet gjermane është bërë më 18.12.2019.