Më 25 nëntor në Zvicër mbahet referendumi i radhës në nivel nacional. Njerëzit vendosin në referendum për “iniciativën e brirëve të lopëve”, “iniciativën e vetëvendosjes” dhe mbi bazën ligjore për monitorimin e të siguruarit.
Si do të votoni? Instituti i Kërkimeve gfs kryen një studim në emër të SRG SSR.
Rezultatet e sondazhit do të publikohen në kanalet e SRG SSR më 14 nëntor. Pjesëmarrja në anketë është anonime. Përgjigjet tuaja do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.