Lulzim Veliu u largua pa dokumente nga Kosova në fillim të viteve “90-a.
Në vitin 1993 ndërpreu studimet në Universitetin e Prishtinës dhe emigroi në Gjermani, si azilkërkues, raporton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Iu deshën disa vjet deri sa të fitonte statusin dhe të kishte të drejtën e lëvizjes dhe punës.
Shumë sfiduese për Lulzimin ka qenë largimi nga vendlindja dhe integrimi në shoqërinë e re.
Lulzim Veliu ka qenë pjesë aktive e një subjekti, duke ndihmuar drejtpërdrejt në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Organizata joqeveritare gjermane GIZ ka nisur një program me ekspertët e diasporës dhe Lulzimi me partnerët e tij janë pjesë e këtij programi.