Pas aterimit në aeroportin e Köln/Bonn, një 51 vjeçar nga Maqedonia është arrestuar. Ai për shkak të një dënimi të mëparshëm duhet të kryejë edhe 457 ditë burg, shkruan general-anzeiger-bonn.de.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku 51 vjeçari tentoi të fluturojë drejt Gjermanisë nga Stambolli. Për shkak të pjesëmarrjes me substanca narkotike ishte dënuar me 2.5 vjet burg, por pasi mbajti gjysmën e dënimit, dëbohet në vendlindje në 2008, përcjell albinfo.ch.
Pas dhjetë vjetësh ai mendoi se udhëtimi do kalonte pa probleme në Gjermani. Por u gabua, pasi Prokuroria e Karlsruhe kishte vendosur fletë arresti për të, në rast se futej përsëri në Gjermani.
Tashmë ai duhet të kryejë edhe pjesën e mbetur të burgut – plot 457 ditë.