Zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson gjithashtu tha që Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë për të kërkuar një marrëveshje daljeje me kolegët në Bashkimin Evropian, dhe se qeveria shpresonte që blloku të ndryshojë qëndrimin e tij në të ashtuquajturën prapavijë irlandeze.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, tha se KE ishte i hapur për bisedime me kryeministrin Johnson, në mënyrë që të shmangte një Brexit të rëndë që mund të shkaktojë një rënie të madhe ekonomike, raportojne mediat angleze.
Problemi i Brexit-it është i hapur që nga 2016-a, e vazhdon të jetë një nga ngjarjet qendrore në Britani të Madhe, përcjell albinfo.ch.