Thuhet se nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm (2022), vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për gjithë popullsinë austriake, sipas moshave për të cilat do të ofrohet vaksinimi deri atëherë, transmeton albinfo.at.
Austria bëhet i pari vend në Europë dhe ndër të paktit deri më tani në botë, krahas Kazakistanit e Turkmenistanit, që do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për popullsinë.
Po ashtu, nga e hëna rikthehet karantina e plotë për të gjithë popullsinë, jo vetëm për të pavaksinuarit. Kancelari Aleksander Shalenberg tha se bllokada e plotë do të jetë në fuqi për 20 ditë.
Më pas masa e ashpër do të vazhdojë vetëm për të pavaksinuarit. Me tone të ashpra, ai kritikoi njerëzit që u besojnë lajmeve të rreme, që sipas tij, po i bëjnë atentat sistemit shëndetësor vendas, duke i nxitur qytetarët të refuzojnë vaksinimin.