Këto çmime më të ulëta, të cilat hyjnë në fuqi më 1 dhjetor 2019, pritet të kursejnë 100 milionë CHF në vit.
FOPH shikoi çmimet e 478 ilaçeve dhe arriti ulje çmimesh në 257 (54%) të tyre, përcjell albinfo.ch.
Qeveria zvicerane ka premtuar të ulë kostot e kujdesit shëndetësor përmes një sërë masash, duke përfshirë negociatat e përmirësuara me ofruesit e kujdesit shëndetësor, çmimet e referencës për barnat gjenerike dhe transparencën më të madhe të çmimeve.
Kujdesi shëndetësor zviceran është i shtrenjtë dhe shumica e tij paguhet direkt nga individë (69%). Vetëm SHBA kanë një sistem më të shtrenjtë të kujdesit shëndetësor, sipas Zyrës Federale të Statistikave të Zvicrës.