Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Neymar është rikthyer në ushtrime me Brazilin pasi u largua dje për shkak të një lëndimi në nyje.
Neymar mungoi të hënën në ushtrime, një ditë pasi u faulua dhjetë herë në barazimin 1:1 në Grupin E me Zvicrën, duke u bërë futbollisti më i fauluar prej Botërorit të vitit 1998.
“Ai po vazhdon me ushtrime të mërkurën në Sochi!”, ka shkruar Federata e Brazilit në Twitter. “Ushtrimet po vazhdojnë për ndeshjen e dytë të Botërorit”, përcjell albinfo.ch.
Pas ndeshjes me Kostarikën, Brazili do të kompletojë Grupin E me përballjen me Serbinë në Moskë.