“Majlinda Kelemendit, atletës së parë nga Kosova që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike, i është zbuluar statuja në vendlindjen e saj”.
“Qindra njerëz, përfshirë presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Viser, duruan shiun që të mblidheshin në Pejë, 85 kilometra në perëndim të Prishtinës, për të parë statujën e bronztë të Kelmendit”, thuhet në këtë artikull.
Përveq tjerash në këtë artikull tregohet që statuja ka kushtuar 200.000 euro, përcjell albinfo.ch
