Rreth 24 orë e ka mbajtur nën ethe policinë dhe popullatën në fshatin Brignon të Valisit një banor 40 vjeçar i ngujuar në shtëpinë e tij. Ai kërcënonte se kishte armë kimike dhe eksploziv dhe do t`i aktivizonte ato, për motive që ende nuk dihen, njoftojnë mediet zvicerane.
Posedimi i produkteve kimike shihej edhe nga jashtë pasi që ai i kishte ekspozuar në dritare për të bërë me dije se mund të shkaktonte shpërthim në çdo kohë.
Policia, pasi ka evakuuar banorët e afërm ka bërë disa përpjekje për ta neutralizuar me vrushkuj uji. Në fund ajo ia ka dalë që ta kapë personin e përmendur dhe e gjithë kjo dramë ka përfunduar pa asnjë të lënduar, transmeton albinfo.ch. Ai është dërguar në spital për ekzaminime mjekësore
Pas kontrollimit të shtëpisë, policia pritet të lejojë banorët e evakuuar të kthehen në shtëpitë e tyre,