Abonimi bazë në Netflix tani kushton 14.90 CHF në muaj, siç njoftoi Netflix të enjten. «Watson» duke cituar agjencinë e lajmeve Keystone/SDA, transmeton albinfo.ch.
Në përgjigje të një pyetjeje nga agjencia e lajmeve AWP, Netflix shpjegoi se herë pas here rrit çmimet “sepse ne vazhdimisht rrisim vlerën e shtuar që u ofrojmë anëtarëve tanë”. Rregullimi i fundit i çmimeve në Zvicër u bë në prill 2024.
Për momentin preken vetëm klientët e rinj.
Tarifat e reja zbatohen për klientët e rinj. Për klientët ekzistues, rregullimi i çmimit do të hyjë në fuqi në faza, varësisht nga cikli i tyre përkatës i pagesës. Informacioni do të jepet një muaj para ndryshimit.