Netflix ka bërë një shkurtim në stafin e platformës, duke i pushuar rreth 150 punëtorë nga puna një muaj pasi që platforma online e filmave tha se ka filluar të humbasë abonentë për herë të parë që nga hapja rreth një dekadë më parë.
Gjiganti i “argëtimit” tha se shkurtimet e stafit do të bëhen kryesisht në zyrat që ndodhen në Kaliforni të SHBA-së.
Platforma Netflix aktualisht ka të punësuar rreth 2% të fuqisë punëtore të Amerikës Veriore.
Netflix bëri të ditur se shkurtimet e vendeve të punës po ndodhin për shkak të rënies së ndjeshme të të hyrave të kompanisë.