Kjo do të thotë se do të ketë më shumë perime dhe përbërës origjinalë nga perimet, erëza dhe përbërës të tjerë të pasur me lëndë ushqyese.
Ky veprim është pjesë e iniciativës së re të “Maggi”-t për të frymëzuar dhe ofruar zgjedhje më të shijshme dhe më të shëndetshme, në përputhje me angazhimet e “Nestle” për të mundësuar jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell albinfo.ch.
“Maggi” gjithashtu do të vazhdojë të ulë kripën në gamën e saj, me një reduktim mesatar të natriumit prej 10% deri më 2020.
Së bashku me ndryshimet e produkteve, “Maggi Simply Good” po nxit edhe zakonet e ushqimit që kanë një ndikim pozitiv. Këshillat e recetat do t’i ndihmojnë njerëzit të gatuajnë me kujdes dhe të reduktojnë hedhjen e mbeturinave ushqimore.