Ata që e duan kafenë Nespresso, po festojnë sot me lajmin se Nespresso planifikon të hapë rreth 100 pika të tjera të shitjes në Zvicër deri në fund të këtij viti.
Këto kapsula të kafesë do të gjenden në Manor në gjithë vendin. Ato gjithashtu deri më sot kanë qenë vetëm në dyqanet e Nespressos, në faqen e internetit të kompanisë,dhe kanë mundur të porositen përmes një aplikacioni, përcjell albinfo.ch.
Të ashtuquajturat N-Points do të jenë në degët e Manorit në Bernë, Cyrih, Bazel, Lugano dhe Solothurn. Ata gjithashtu do të mund të gjendën në furra buke në Gjenevë, Crans-Montana, St Moritz dhe Interlaken.
Nespresso ka kryer tashmë një fazë testimi.
Një N-Cube e tillë do të hapet edhe aeroportin e Cyrihut, në qershor.