Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.
Zyra për media e VV’së ka treguar për Gazetën Express se nesër do të bisedohet për cështjet sociale, përcjell albinfo.ch
“Ekipet punuese nesër flasin për çështjet sociale, energjetikë, rini dhe kulturë”, thuhet në përgjigjen e VV’së.
Grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV’së, Albin Kurti dhe atij të LDK’së, Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.