Në kuadër të manifestimit “Ditët e diasporës”, nesër në Prishtinë do të shtrohet Sofra tradicionale për mërgimtarët, përcjell albinfo.ch.
Ky aktivitet do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”, me fillim nga ora 19:00.
Paraprakisht, do të mbahen “Takimet tradicionale me investitorë nga diaspora”.
Siç ka njoftuar MDIS, ky aktivitet do të mbahet përgjatë orëve 14:00-17:00 nesër, në hotel ‘Sirius’ në Prishtinë.