Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:00.
Me këtë seancë, shënohet edhe hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit teksa sipas njoftimit, seanca do t’i ketë katër pika të rendit të ditës:
- Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;
- Betimi i deputetëve;
- Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit;
- Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e strukturave udhëheqëse të kuvendit, përfshirë pozitën e kryetarit, transmeton albinfo.ch.