Lëvizja Vetëvendosje nesër ka paralajmëruar protestë masive kundër Presidentit Hashim Thaçi.
Nën moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, LVV do të protestoj për mospajtimin me sic e kanë quajtur ata pazaret që po bëhen me tokën e Kosovës.
“Presidenti Thaçi pa autorizim, pa legjitimitet e kokë në vete po zhvillon negociata me Vuçiqin për territorin e sovranitetin e vendit. Kuvendi është anashkaluar nga presidenti e sabotuar nga mazhoranca duke mos mundësuar që aty të zhvillohet debat e të ndalohet përpjekjet për të bërë pazare me Republikën”, thuhet në faqen e cila është krijuar për të postuar në lidhje me protestën.
Gjatë kësaj kohe Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur takime mobilizuese për të ftuar qytetarët që të protestojnë.
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka thënë se kanë rënë dakord me LVV që protesta të jetë paqësore.