Në qytetin e Vushtrrisë nesër do të mbahet një koncert kushtuar mërgimtarëve, përcjell albinfo.ch.
Siç ka njoftuar Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, koncerti do të mbahet në bulevardin “Adem Jashari”, në orën 20:30.
Gjithashtu, nesër do të shfaqet edhe një film dedikuar diasporës shqiptare. Filmi do të shfaqet në kalanë e Vushtrisë, në orën 21:00.
Këto aktivitete organizohen nga MDIS, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë, për nder të mërgimtarëve.