Ditën e nesërme pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri – Kosovë.
Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit të kryeministrit të Qeverisë shqiptare, mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të zhvillohet në Elbasan.
“Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”, shkruan Rama në postimin e tij, të cilin e shoqëron me flamujt e dy vendeve.