Viti i ri shkollor do të fillojë më 4 shtator, pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme të Kosovës.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit në Kosovë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, dhe nesër më 4 shtator pritet të fillojë viti i ri shkollor, transmeton albinfo.ch.
Në vitin e ri shkollor rreth 28 mijë nxënës që do të ulën për herë të parë në bankat shkollore.
Këtë vit shkollor tekstet do të shpërndahen falas vetëm për nivelin nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do t’i marrin tekstet e përdorura.