Nesër, më datë 24 prill, është dita ku do të fillojë muaji i madhërishëm i Ramazanit për besimtarët myslimanë.
Drejtuesit e komunitetit mysliman në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut njoftuan se agjërimi do të nisë nga e premtja.
Me këtë rast, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në orën 11:00 do t’u drejtohet besimtarëve me një mesazh.