Ministri i klimës i Austrisë ka miratuar një fushatë për t’u dhënë njerëzve një vit transport publik falas nëse ata bënin tatuazh në trupin e tyre logon e kartës hekurudhore.
Salzburger Nachrichten ka raportuar se reagimi ishte i shpejtë, pasi pjesëmarrësit e festivalit muzikor u ftuan të kthenin pjesë të trupit të tyre në një “simbol” të përhershëm për “Klimaticket”, e cila zakonisht kushton pak më shumë se 1000 euro për udhëtime të pakufizuara në hekurudhë, autobus, tramvaj dhe metro, shkruan albinfo.ch.
Kjo përkthehet në rreth 1080 dollarë – ose, dy deri në pesë trajtime për heqjen e tatuazheve me lazer.
https://www.instagram.com/p/CuWo4VNsk9o/?img_index=1