Me gjithë faktin se gjatë vitit të kaluar ka humbur një pjesë të vlerës në treg, Nescafé, me 10.66 miliardë franga, vazhdon të jetë prodhimi më i vlerësuar zviceran në botë, ka njoftuar firma e këshillimeve Interbrand.
Kjo shumë është për 439 milionë franga më e ulët se para një viti, por e mjaftueshme që kafeja e njohur, prodhim i Nestlé-s të mbajë edhe më tutje vendin e parë.
Në vendin e dytë dhe të tretë të prodhimeve zvicerane më me vlerë, janë dy gjigantët e industrisë farmaceutike nga Bazeli: Roche me 7.67 miliardë dhe Novartis me 6.07 miliardë franga. Roche ka shënuar një rritje për 355 milionë frangash ndërsa Novartis për 148 milionë, njofton magazina „Bilanz“.
Vendi i dytë në këtë ranglistë i ka takuar kompanisë Nestlé, me 6.65 miliardë ose plus 591 milionë franga. Ndërsa në vendin e dytë është radhitur industria e orëve Rolex me 6.64 miliardë franga. Në vendet nga gjashtë deri në dhjetë radhiten: Swisscom (5.02 miliardë), Credit Suisse (3.72 miliardë), UBS 3.58, Zürich Versicherung (3.51) dhe Omega me 3.34 miliardë franga.