Qendra Trajnuese në Kosovë AFF, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një marrëveshje me Akademinë Gjermane të Futbollit “Sons of Soccer”.
Gjatë ditës së djeshme drejtuesi i kësaj akademie, Maik Kaszemeikat, ka qëndruar në objektin e AFF-së.
Drejtuesi i “Sons of Soccer” gjatë javës që vizitoi qendrën arriti edhe që të njohë djelmoshat e kësaj qendre trajnuese, ndërsa u nënshkrua edhe marrëveshje bashkëpunimi mes qendrës dhe akademisë.
Sipas AFF-së, kjo marrëveshje është një mundësi e mirë për talentët kosovarë, të cilët përmes Akademisë së Futbollit mund të kenë synim më të lehtë Evropën.