Një qen i zi i quajtur Nemo është shfaqur në afërsi të presidentit francez, Emmanuel Macron.
Qeni labrador-griffon, gati dy vjeç, vazhdon traditën e mbajtjes së qenëve nga presidentët francezë. Tani ai është “Qeni i Parë i Francës”.
Nemo vjen nga një qendër shpëtimi e kafshëve dhe “Le Figaro” raporton se Macron ka paguar 250 euro për të, përcjell Albinfo.
Tashmë edhe detyrimet zyrtare të Nemos kanë filluar – ai ishte në krah të Macronit për të përshëndetur presidentin nigerian Mahamadou Issoufou.