Hamasi, grupi militant palestinez, ka deklaruar se mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës përmes një propozimi të paraqitur nga ndërmjetësit, i cili do të lirojë pesë pengje të tjera në Izrael në këmbim të një armëpushimi 50-ditor.
Udhëheqësi më i lartë i Hamasit jashtë Gazës u shpreh se grupi kishte miratuar një projekt-marrëveshje të dërguar nga ndërmjetësit egjiptianë dhe katariotë.
Nga ana tjetër, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kishte marrë gjithashtu planin dhe paraqiti një “kundërpropozim për ndërmjetësit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara”. Ndërsa dje, zyra e Netanyahut tha se ai kishte zhvilluar konsultime mbi propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit, transmeton albinfo.ch.
Deri më tani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë komentuar publikisht mbi këtë çështje.