Pas fillimit të raundit të parë të negociatave drejt marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s, anëtarët e Parlamentit zviceran zhvilluan një vizitë treditore në Prishtinë, njofton albinfo.ch.
Zvicra sërish ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për zhvillimin e një ekonomie të fuqishme në Kosovë si dhe për të ritheksuar mbështetje për integrimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.
Ndërsa Zvicra tashmë është investitori i dytë më i madh i huaj në Kosovë dhe destinacioni i 6-të i eksporteve kosovare të mallrave, marrëveshja e parashikuar e tregtisë së lirë pritet ta nxisë edhe më tej këtë dinamikë pozitive.
Arbeitsbesuch der EFTA/EU Delegation in Kosovo: Im Fokus der Gespräche mit Handelsministerin @HajdariRozeta, Unterhändler @dedajz, Mitgliedern des Parlaments @KuvendiRks und Unternehmern stehen die Verhandlungen des #EFTA Freihandelsabkommens. Ein Zeichen der Freundschaft 🇨🇭🤝🇽🇰 pic.twitter.com/hBMJjrOY1v
— Parl CH (@ParlCH) October 4, 2022