Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 23,867 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit, transmeton albinfo.ch.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 3487 dhe është 22 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 702.71.
BAG raporton 369 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore tani është 54 shtrime në ditë. 1049 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 17 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 63 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 17 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
BAG raporton 18 raste të vdekjes gjatë javës së fundit.