Zvicra si vend me paga më të larta se shtetet fqinje, në vazhdimësi shërben si magnet për shtetasit e vendeve që e rrethojnë për të punuar këtu, pa ndëruar vendbanimin e tyre. Bëhet fjalë për punëtorët nga zonat kufitare të vendeve fqinje, cilët punojnë në ndërmarrjet zvicerane.
Vitin që shkoi, numri i këtyre punëtorëve “ndërkufitarë” ka njohur një rekord, duke arritur për herë të parë shifrën mbi 300 mijë, gjegjësisht 304.117 sish. Nga mesi i vitit ishin ende rreth 298.000, bën të ditur Zyra Federale për Statistika (BFS).
Vetëm në kantonin e Tesinës është regjistruar një ulje, prej afër 10 për qind e numrit të këtyre punëtorëve. Por në zonën e Liqenit të Gjenevës në të njëjtën kohë ka pasur një ritje prej 6 për qind. Rritje ka shënuar numri i këtyre “ndërkufitarëve” edhe në regjionin e Cyrihut dhe Zvicrës Qendrore. Marrë në përgjithësi, ritja në nivel vendi gjatë vitit 2015 ka qenë 3.7 për qind.