Rreth 2.000 njerëz morën pjesë në demonstratat klimatike në qytetet zvicerane të Bazelit, St Gallenit dhe Lozanëve të premten, pasi mijëra protestues të tjerë nga Afrika në Azi u bashkuan në marshime, duke bërë thirrje për veprim mbi ndryshimin e klimës, shkruan gazeta zvicerane “Swissinfo.ch”.
Gjithashtu mbi 1.000 njerëz dolën në rrugët e Bazelit në Zvicrën veriperëndimore, përfshirë shumë të rinj, nërsa St Gallen, në verilindje të vendit, rreth 500 njerëz, përfshirë shumë fëmijë shkollorë, marshuan në rrugët e qytetit, duke kritikuar mungesën e veprimeve nga politikanët zviceranë, bankat dhe bizneset e mëdha.
Po ashtu në Lozanë, 200 aktivistë klimatikë nga Extinction Rébellion u ulën duke bllokuar urën Bessières në qendër të qytetit. Ata i kërkuan Këshillit Federale që të “tregojë të vërtetën” për situatën kritike të klimës. Policia largoi protestuesit dhe rihapi urën në mbrëmje, përcjell albinfo.ch.