Pavarësisht se perspektiva e së ardhmes shihet si gjithnjë e më e zymtë, popullsia zvicerane është ende e kënaqur me kushtet e saj të jetesës.
Kjo është ajo që del nga sondazhi i ri ‘Hope Barometri’ i publikuar nga Universiteti i St, transmeton albinfo.ch.
Ai zbuloi se edhe pse shumë njerëz janë pesimistë për zhvillimet e ardhshme, «kënaqësia dhe besimi në jetën e tyre janë relativisht të forta».
Burimet më të mëdha të shpresës dhe kënaqësisë në Zvicër janë “shëndeti i mirë, një familje e lumtur, martesa ose partneriteti, harmonia në jetë, vetëvendosja personale, marrëdhëniet e mira me njerëzit e tjerë dhe një punë kuptimplotë”, zbuloi studimi. “Paratë, karriera dhe seksi janë të fundit.”