Klubi sportiv “Prishtina” në Bernë të Zvicrës, së bashku me anëtarë të diasporës shqiptare në Bernë e Fribourg, organizuan një takim solidariteti për të rritur mbështetjen për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Qëllimi i këtij tubimi humanitar ishte solidariteti dhe ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.
Të pranishëm ishin qindra bashkatdhetarë nga Berna e Friburgu që shprehën mbështetjen e silidaritetin e tyre me të dëmtuarit e tërmetit.
Po ashtu, të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në Bernë. I.Gjoni si dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës, N. Breca. /Albinfo.ch.




