Vota e planifikuar me titull: “Po, për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve kundër reklamimit të duhanit” kërkon që qeveria federale të ndalojë të gjitha format e reklamimit të duhanit ndaj fëmijëve dhe të rinjve, përcjell albinfo.ch.
Në praktikë një ndalim i tillë do të përfshinte ndalimin e të gjithë reklamave të duhanit në vende publike, në kinema, në festivale dhe në internet. 57% e duhanpirësve fillojnë kur janë fëmijë, sipas Federatës Mjekësore Zvicerane, e cila mbështet iniciativën.
Nëse fëmijët nuk fillojnë të pinë duhan kur janë të rinj, nuk ka gjasa të pinë duhan si të rritur. Për më tepër, përdorimi i duhanit kushton 5 miliardë franga në Zvicër në vit – 3 miliardë CHF në kosto direkte mjekësore dhe 2 miliardë CHF në kosto që lidhen me aftësinë e kufizuar dhe vdekjen e hershme.