Në Zvicër ka mundësi të zhvillohet një referendum kundër ligjit për Covid-19 .
Kjo, pasi që, sipas shoqatës “Miqtë e Kushtetutës”, 50.000 nënshkrimet e nevojshme për një referendum në nivel vendi janë mbledhur brenda më pak se dy muajve, shkruan srf.ch.
Një zëdhënës i shoqatës ka konfirmuar për SRF informacionin përkatës, të dhënë më parë nga Blick.ch.
Komiteti i referendumit synon të parandalojë vazhdimin gjegjësisht zgjatjen deri në fund të vitit 2021 të vlefshmërisë së kompetencave të Këshillit Federal në ligjin e emergjencave gjatë pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Ligji Covid-19 është tashmë në fuqi dhe parlamenti është tashmë djuke diskutuar ndryshimet e para këto ditë.
Në Zvicër që nga fillimi i pandemisë ka pasur reagime të zëshme dhe protesta kundër masave që Qeveria ka marrë për frenimin e infeksioneve të koronavirusit.