Deri të enjten, në Zvicër janë regjistruar 46 raste të virusit të mutuar të koronës nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut. Ato janë shfaqur në dhjetë kantone dhe në Principatën e Lihtenshtajnit, njofton srf.ch.
Kantoni i Vaud ka raportuar më së shumti rastet të infeksionit me mutacion, gjegjësisht dymbëdhjetë sosh, transmeton albinfo.ch. Në vendin e dytë vjen Gjeneva me dhjetë raste, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) me e pyetur nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA.
Në radhë, me shtatë raste të virusit të mutuar vjen Kantoni i Cyrihut, me gjashtë raste, kantoni i Valaisit dhe me katër, ai i Bernës.
Kantoni i Ticinos ka raportuar dy infeksione, ndërsa nga një infeksion kanë regjistruar kantonet: Basel-Landschaft, Graubünden, St. Gallen, Schwyz dhe Principata e Lihtenshtajnit.
BAG të mërkurën kishte raportuar 37 infeksione të konfirmuara me mutacione të virusit dhe 28 të martën, përcjell albinfo.ch. Virusi nga Afrika e Jugut u konfirmua për herë të parë në Ticino më 1 janar.