Sot, më 3 nëntor duke filluar në orën 18.00, në Brugg/Windisch hapet ekspozita e radhës në serinë e ekspozitave me temë shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore . Me këtë rast do të kemi një dëshmitar shqiptar, Musledin Glina, i cili jeton në Karlsruhe të Gjermanisë, i cili do të evokojë kujtime nga koha kur janë zhvilluar ngjarjet dramatike, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sikurse edhe në qytetet tjera, edhe në Brugg/Windisch do të shfaqet filmi “Besa: The Promise”. Filmi do te shfaqet dy herë, më 6 dhe 9 nëntor, në kinemanë Odeon të Brugg-ut. Ai është në gjuhën angleze por me titra në gjuhën gjermane.
Organizatorët ftojnë shqiptarët dhe miqtë e tyre në regjion që së bashku me familjet të vijnë të hikojnë filmin i cili ësshtë një pasqyrë mbresëlënëse lidhur me institucionin e Besës ndër shqiptarët.
Të gjitha informatat më të hollësishme i gjeni në fletëpalosje dhe në portalin www.besa-expo.ch